NJOFTIM

 

 

 

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:

 

 

 

 

Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar.

 

 

Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2025-2026 duhet të kryhen në portalin e-albania

 

 

 

Afati i aplikimit në portal për periudhën e pare për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2025-2026 është nga prej datës 20.08.2025- deri më datën 30.08.2025. 

 

 

 

 

Dukumentacioni që kërkohet të ngarkohet në portal nga kandidatët :

 

 

 

 

1. Formular Aplikimi

 

 

 

2. Dokumenti i identitetit

 

 

 

3. Diplomat ne fushen e mesuesise (Bachelor + Master se bashku me listat e notave perkatese)

 

 

 

4.Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;

 

 

5. Deshmi penaliteti

 

 

 

6. Vertetim nga Prokukoria dhe Gjykata

 

 

 

7. Jeteshkrimi i praktikanitit (CV)

 

 

 

 

Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:   

 

 

                   

 

 

 

Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar

 

 

a-viti i përfundimit

b-numri i matrikullimit

c-data e diplomimit