NJOFTIM PËR PROVIMIN E SHTETIT PËR PROFESIONIN E RREGULLUAR TË MËSUESIT
Mbështetur në ligjin nr. 69/2012, datë 21.10.2009 “Për sistemin arsimor parauniversitar në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në Ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, dhe bazuar në shkresën e Ministrisë së Arsimit nr. 179/2 Prot., datë 02.02.2026 “Për zhvillimin e provimit të shtetit dhe testimin e informatizuar të mësuesit për kandidatët e suksesshëm në provimin e shtetit, të cilët do të punësohen në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”,
Zyra Vendore Arsimore Kamëz njofton të gjithë kandidatët e interesuar për provimin e shtetit, të cilët plotësojnë kriteret ligjore, se aplikimi do të kryhet në portalin e-Albania nga data 07.04.2026 deri më 14.04.2026.
Kriteret për pjesëmarrje në provimin e shtetit:
Kandidatët kualifikohen për pjesëmarrje kur:
1. Kanë kryer me sukses praktikën profesionale.
2. Kanë rezultuar të pasuksesshëm në sezonet e kaluara.
3. Nuk janë paraqitur në sezonet e mëparshme.
4. Janë në marrëdhënie pune dhe kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në fushën e mësuesisë.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Gjatë aplikimit online, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet e skanuara nga origjinali në format PDF:
1. Diplomë e ciklit të parë të studimeve, së bashku me listën e notave.
2. Diplomë e ciklit të dytë të studimeve, së bashku me listën e notave.
3. Certifikatë për përfundimin me sukses të praktikës profesionale ose librezë pune (nëse është në marrëdhënie pune si mësues).
4. Certifikatë e formimit psiko-pedagogjik (për aplikantët me diploma të njëvlefshme, të ngjashme ose të përafërta).
5. Vetëm pas pranimit nga DRAP, kandidati duhet të ngarkojë faturën e pagesës për llogari të QSHA-së brenda 72 orëve nga momenti i pranimit. Raste të veçanta:
• Për kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Shqipërisë:
6. Vërtetim për njohjen dhe njësimin e diplomës nga QSHA.
• Për kandidatët që kanë përfunduar studimet në institucione të arsimit të lartë të mbyllura:
7. Dokumentacion nga institucionet përgjegjëse për arkivat që vërteton vlefshmërinë e diplomës/diplomave.
Kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në provimin e shtetit kanë të drejtë, menjëherë pas përfundimit të tij, t’i nënshtrohen testimit të informatizuar për punësim në institucionet arsimore publike parauniversitare.
Programet orientuese dhe fondi i pyetjeve për provimin e shtetit gjenden në faqen zyrtare të
QSHA-së: www.qsha.gov.al
Programet orientuese për testimin e informatizuar gjenden në faqen zyrtare të ASCAP:
www.ascap.edu.al