Print
Hits: 2836
Të Nderuar Miq të Mjedist.

Dita e Aksionit Kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë – 24 Nëntor 2017” po afron. Dëshirojmë të theksojmë që roli Juaj për zhvillimin me sukses të aksionit, është shumë i rëndësishëm.

Aksionit Kombëtar do të nisi në orën 09:00 dhe përfundon në orën 15:00.
 
Në linkun: https://hartaembeturinave.al do të gjeni “Hartën Dixhitale të Mbeturinave” ku mund të identifikoni zonat e ndotura dhe të organizoheni në varësi të atyre që ndodhen pranë zonës tuaj.

Gjithashtu bashkëngjitur do të gjeni edhe Manualin e Vullnetarëve dhe “Udhëzimet e Sigurisë” për ditë e aksionit. Ky material është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vullnetarëve në ditën e aksionit!

E RËNDËSISHME: 
Ju lutemi të gjithëve “MOS I DIGJNI MBETURINAT”!

Është e rëndësishme të na dërgoni në fund të aksionit një raport të shkurtër mbi:
•	Numrin e pjesëmarrësve 
•	Numrin e thasëve të mbledhur gjatë aksionit
•	Fotografi dhe video "PARA dhe PAS Aksionit" 

Raporti të dërgohet mundësisht brënda ditës së Premte në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. pasi në përfundim të aksionit do të dalim në një konferencë për shtyp për të publikuar rezultatet e aksionit dhe impaktin e tij në gjithë Shqipërinë!

Përsa i përket bazës materiale si thas dhe doreza, duke qënë një aksion vullnetar, ju lutemi bëni një thirrje vullnetarëve që brenda mundësive të marrin me vete një pako qese mbeturinash dhe një pal doreza. Gjithashtu mund të komunikoni me Bashkinë e Qytetit Tuaj, për t’ju mundësuar bazën materiale të nevojshme, sipas mundësive. 

Për çdo paqartësi apo pyetje, ju lutem na kontaktoni.

Me respekt,
 

Skuadra Ta Pastrojmë Shqipërinë