Bazuar në Ligjin 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrin e MASR Nr.31 datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore”; Udhëzimin Nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike dhe për administrimin e portalit "Mësues për Shqipërinë”; Udhëzimin Nr.30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar” i ndryshuar ZYRA VENDORE ARSIMORE KAMEZ NJOFTON PER LEVIZJET PARALELE:
1. Afati i dorëzimit të dosjeve për gjithë mësuesit të cilët dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele para fillimit të vitit shkollor 2022-2023, është nga data 01.06.2022 deri më datë 30.06.2022.
2. Mësuesi i cili dëshiron të kryejë lëvizje paralele, dorëzon nëpërmjet shërbimit postar kërkesën dhe dokumentacionin e njesuar me origjinalin (të noterizuar) sipas shtojcës 2.1 të Udhëzimit Nr.12 datë 10.06.2021.
Konkretisht, dokumentacionin si më poshtë vijon:
• Kërkesë me shkrim
• Curriculum Vitae (CV)
• Kopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave ( nëse është diplomuar në sistemin Bachelor + Master, duhet të dërgojë të dyja diplomat)
• Kopje të noterizuar të dëshmisë së kualifikimit dhe licencës ( nëse është diplomuar pas vitit 2011)
• Fotokopje të kartës së identitetit dhe librezës së punës
• Kopje të noterizuar të dëshmisë/ve të gjuhëve të huaja
• Kopje të çertifikatave të trajnimeve me kredite të lëshuara nga agjensi të akredituara.
• Vlerësimin e përfaqësuesve të prindërve.
• Vlerësimi i psikologut ose punonjësit social të institucionit arsimor.
• Vlerësimi i drejtorit të institucionit arsimor, bazuar në vlerësimin e performancës e shprehur në nivelet “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm”, “Dobët”.
3. Kandidatet qe deshirojne te bejne levizjen paralele duhet te kene nje vit te plote kalendarik emerim definitiv ne shkollen ku jane aktualisht, ne rast te kundert skualifkohen.
Duke ju falenderuar,
ZVA KAVAJE